Site icon Telegrafi

Kendall Jenner s’do t’i presë flokët kurrë shkurt për një arsye shumë të çuditshme

Diçka që s’do e bëjë kurrë për hir të modës? S’do t’i presë kurrë flokët shkurt

Kendall Jenner ka bërë plot gjëra në emër të modës. U zhvesh nudo për kopertinën e Vogue Italia, zbuloi gjoksin në The Fashion Awards në Londër, veshi një fustan të çarë – shumë të çarë – për festën e Oscars, veshi bikini në dëborë dhe humbi ditëlindjen e parë të mbesës sepse ishte e angazhuar në Javën e Modës në New York.

Megjithatë, ajo diçka s’do e bëjë kurrë për hir të modës? S’do t’i presë kurrë flokët shkurt.

Në një intervistë me E!, Kendall foli për flokët e saj dhe tha se mendon t’i rruajë fare herë pas here. Jo t’i pres shkurt, t’i heq fare.”

E vetmja arsye pse s’do t’i presë shkurt është sepse s’do t’i ngjajë të ëmës, Kris Jenner.

– Këtu qëndron problemi. Nëse i pres flokët shkurt, ngjaj si mami!

“Më ka ndodhur në sheshxhirime, më kanë vënë paruke të shkurtra dhe ngjaj si mami. Më duket e tepërt, ndihem si një mini-Kris Jenner me ato flokë,” tha ajo.

Ndoshta vajzat e Kris Jenner nuk duan të duken si ajo, por Kris do të duket si ato. Ja ku është këtu si Kim Kardashian:

Exit mobile version