Site icon Telegrafi

Kendall Jenner rikthen trendin fantastik të viteve 2000

Fillimet e viteve 2000 ishin një periudhë fantastike për modën. Në krye ishin vajzat e festës si Paris Hilton dhe Hollywood-i ishte i mbushur me veshje rrëzëllitese, me printe të çmendura e prerje të ngushta pas trupit

Ecim para në kohë dhe vijmë në ditët e sotme. Mesa duket, dizajnerët po i rikthehen asaj periudhe të artë. Tani mund të vishesh keq qëllimisht dhe të dukesh mirë.

Trendi i fundit i viteve 2000 që u rikthye së fundi është bluza me një shpatull, demonstruar nga Kendall Jenner.

Modelja u pa rrugëve të Los Angeles me një të tillë në ngjyrë të gjelbër vibrante. Në pamje të parë, na rikujton Destiny’s Child ose Paris Hilton në një klub rastësor.

Jenner e stiloi bluzën e gjelbër me xhinse me bel të lartë të grisura dhe atlete të mëdha. Për një prekje më femërore, shtoi një çantë Louis Vuitton.

/Telegrafi/

Exit mobile version