Ajo është duke qëndruar në një shtëpi verore në Malibu, me motrën e saj më të madhe, Kourtney Kardashian.
Por, Kendall Jenner nga këto pushime ka sjell imazhe të ndryshme, derisa shihet nën shoqërinë e shokut të ngushtë të saj, Fai Khadra, shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja përndryshe është parë në bregdet, ndërsa ka vënë në pah linjat e tonifikuara trupore.
E veshur me një palë pantallona të shkurtra, Kendall ka vendosur të mbajë një kapele, teksa mbrohej nga rrezet e diellit.
Më pas, bukuroshja brune ka përdorur edhe aksesorë shtesë, duke vënë vathë dhe syze me ngjyrë kafe.
Ndërkaq, në anën tjetër të plazhit, Kourtney dhe Scott kanë qenë të zënë duke i argëtuar fëmijët e tyre. /Telegrafi/