Telegrafi

Kendall Jenner pranon se përdor lëndë narkotike: Askush nuk mund të më vërej

Kendall Jenner (Foto: Jayne Kamin-Oncea/Getty Images/Guliver)

Kendall Jenner është ndër modelet më të njohura në pistat e modës anembanë botës.

Jeta e saj private është më e helmetuar se sa pjesëtarëve të saj të familje, por si duket ajo ka filluar që të hapet më shumë rreth kësaj, shkruan Mirror.

Në një paraqitje të saj televizive, Kendall ka bërë të ditur se përdor lëndë narkotike rregullisht.

E pyetur se a ka qenë e droguar, modelja e ka pranuar një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se askush nuk mund ta vërej.

“Askush nuk e di këtë, kështu që kjo është hera e parë që jam duke e thënë këtë”.

(Foto: John Parra/Getty Images for DKNY/Guliver)

Vlen edhe të përmendet se kjo nuk është hera parë që një pjesëtarë i familjes Kardashian-Jenner është varur nga lëndë narkotike.

Kim Kardashian është njëra prej tyre e cila kohë më parë kishte provuar ekstazë, në momentet më të këqija të jetës. /Telegrafi/

(Foto: Cindy Ord/Getty Images for Longchamp/Guliver)