Telegrafi

Kendall Jenner pozon e zhveshur në pjesën e sipërme për fushatën e re të Calvin Klein

(Foto: Instagram/calvinklein)

Kendall Jenner është pjesë e fushatës pranverore të titulluar “Calvins or nothing” të markës Calvin Klein, ku ka vendosur të pozojë e zhveshur në pjesën e sipërme në disa fotografi.

Brendi i popullarizuar ka shpërndarë në në Instagram iamzhe bardh e zi të modeles 27 vjeçare duke pozuar me veshje të ndryshme.

Lexo po ashtu Kendall Jenner pozon ‘topless’ para pasqyrës, ndërsa vë në pah linjat trupore me të brendshme

Në fotografinë e parë ajo shfaqet me këmbët e kryqëzuara me një xhaketë xhins, ku nuk shihet nëse ka të brendshme të kësaj marke mode.

(Foto: Instagram/calvinklein)

Në imazhet pasuese, Kendall është shtrirë në dysheme duke mbajtur gjoksin e saj të zhveshur, ndërsa ka veshur xhinse. Në pozat tjera të shpërndara në profil, ylli televiziv pozon në koleksionin e ri të të brendshmeve.

Lexo po ashtu Fustani transparent i Kendall Jenner

Fushata, e dizajnuar dhe fotografuar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, paraqet Jenner së bashku me ambasadorët e Calvin Klein, duke përfshirë këngëtaret FKA Twigs dhe Jennie Rubie Jane. Përveç kësaj, kësaj fushate iu bashkuan edhe aktorët amerikanë Michael B. Jordan e Aaron Taylor-Johnson.

(Foto: Instagram/calvinklein)

Ata e përshkruan koleksionin pranveror si një koleksion që përfshin mundësi të reja të dantellave sensuale dhe stile që përfshijnë materialin e xhinseve. Siç thonë ata, janë frymëzuar nga stilet e modës të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. /Telegrafi/