int(1) Kendall Jenner pozon me bikini dhe çizme leshi në borën e Aspenit - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Kendall Jenner pozon me bikini dhe çizme leshi në borën e Aspenit

Foto: Instagram

Kendall Jenner duket se është imune ndaj ngricave.

Të enjten, modelja këmbëgjatë, 26 vjeçe, postoi një treshe fotosh të saj e veshur vetëm me bikini të zeza dhe çizme me lesh teksa dëfrehej në dëborë.

“Wim Hof ​​tha banja me akull”, ka shkruar ajo krahas tyre.

Foto: Instagram

Wim Hof, 62 vjeç, i cili njihet edhe me emrin “The Iceman”, është një folës holandez motivues dhe atlet ekstrem, i famshëm për aftësinë e tij për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta.

Ylli i realitetit ka qenë duke pushuar në Aspen dhe të mërkurën ka shpërndarë video të saj duke bërë ‘snowboard’ poshtë një mali.

Foto: Instagram

Deri më tani ajo nuk ka postuar asnjë foto me të dashurin Devin Booker duke u përplasur në dëborë.

Çifti zyrtarizuan lidhjen në Instagram në Ditën e Shën Valentinit 2021. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version