Site icon Telegrafi

Kendall Jenner përshëndet shqiptarët, kërkon t’ia ndjekin aktivitetet në Instagram

Familja e njohur amerikano-armene duke se janë socializuar tepër me pranë rreth tyre të shqiptarëve.

Fillimisht motra e madhe e Kardashianëve, Kim kishte bërë të ditur se shqiptarin Mario Dedianovicin e kishte bashkëpunëtorë në projekte të ndryshme kozmetike, i cili njëkohësisht është edhe ‘make-up’ personal i saj.

Por, pas Kimit edhe motra e saj e vogël Kendall Jenner ka dy fjalë për shqiptarët anembanë botës.

Kendall Jenner (Getty Images)

Në fakt, ajo ka përshëndetur shqiptarët dhe u ka kërkuar ta ndjekin në rrjetin social Instagram.

“Hi albania. Më ndiqni në purejenner”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja në Instagram.

Kujtojmë se ajo është një nga modelet kryesore të Victoria Secret dhe njëkohësisht një nga më të kërkuarat në industrinë e modës.

Ndryshe, Kim dhe Mario janë duke punuar në zhvillim e mëtejmë të produkteve kozmetike, ku njëra prej tyre është titulluar Shqipëria. /Telegrafi/

Exit mobile version