Telegrafi

Kendall Jenner nxit dyshimet se është ndarë nga Bad Bunny

Kendall Jenner ka postuar një mesazh të fshehtë që i ka lënë fansat të bëjnë pyetje rreth gjendjes së romancës së saj me Bad Bunny.

Duke publikua në Instagramin e saj të martën, modelja 28-vjeçare postoi një foto të perëndimit të diellit dhe sipër shkroi: “ajo që është shkruar për mua, thjesht do të më gjejë”.

Linja ishte një referencë për fushatën e saj të fundit të “Calvin Klein”, në të cilën ajo thotë: “Unë nuk ndjek, unë tërheq. Ajo që është menduar për mua thjesht do të më gjejë”.

Fansat e saj u hodhën në komente dhe filluan të pyesnin për jetën e saj të dashurisë, të bindur se postimi i saj ishte një ‘thumb’ për të dashurin e saj.

Edhe pse Kendall dhe Bad Bunny janë parë në takime së bashku që nga shkurti, ata kanë qëndruar misterioz në publik për lidhjen.

Kur tema u ngrit gjatë intervistës së Kendall me WSJ Magazine këtë verë, ajo nuk ofroi detaje të mëtejshme.

Megjithatë, ajo hodhi dritë se përse ka zgjedhur të përvetësojë një qëndrim kaq privat ndaj jetës së saj të dashurisë, e cila në të kaluarën ka përfshirë Blake Griffin dhe Devin Booker.

Kendall dëshiron të ruajë një ‘ekuilibër të mbajtjes së gjërave private dhe mbajtjes së gjërave të shenjta’, shpjegoi ajo për revistën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kendall Jenner

Qëllimi i saj është gjithashtu “të mos lejojë që zhgënjimi dhe stresi i të gjithëve që përpiqen të hyjnë në të, të më pengojnë të shijoj anën time”.

Bad Bunny zgjodhi të mbetej po aq privat për Kendallin kur pozoi për “Rolling Stone” për arsye të ngjashme.

“Unë e di se diçka do të dalë. E di që njerëzit do të thonë diçka. Njerëzit dinë gjithçka për mua, kështu që çfarë më mbetet për të mbrojtur?”, tha ai.

“Jeta ime private, jeta ime personale. Kjo është e vetmja përgjigje. Në fund, e vetmja gjë që kam është privatësia ime”, shpjegoi Bad Bunny. /Telegrafi/