Site icon Telegrafi

Kendall Jenner nuk do lidhje serioze me yllin e NBA-s

Familja Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë botërore.

Kendall Jenner ka kohë që flitet se është në lidhje me basketbollistin amerikan të NBA-s, Blake Griffin.

Por, modelja nuk dëshiron të ketë një lidhje serioze me yllin e Oklahoma City Thunders.

Një burim për revistën “People” ka pohuar se 28-vjeçari po synon që Kendall të jetë e dashura e tij, mirëpo, anëtarja e familjes Kardashian nuk dëshiron lidhje me të shkaku i orarit të ngjeshur që ka.

“Atij po i pëlqen”, ka thënë ky burim, derisa ka shtuar se edhe modeles i pëlqen basketbollisti.

Thashethemeve i “vunë” zjarr dyshja pasi janë së bashku para një muaji në Long Beach.

Ndryshe, basketbollistin do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë të basketbollit në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version