Tani është koha për të pushuar thashethemet rreth romancës së modeles Kendall Jenner dhe basketbollistit Devin Booker.
Burime të afërta me lojtarin 23-vjeçar të NBA-së kanë mohuar se basketbollisti është përfshirë në një lidhje romantike me Kendall, duke thënë se dyshja ‘nuk janë duke u takuar’ e as nuk janë ‘në lidhje’, sipas Entertainment Tonight.
Burimi shton se Booker dhe Jenner kanë shumë miq të ndërsjellë dhe qëndrojnë në të njëjtat qarqe, por kurrë nuk kanë flirtuar me njëri-tjetrin.
“Kendall dhe miqtë kanë një rreth të vogël shoqëror midis grupit, të cilët kanë ndjekur të njëjtat udhëzime për distancimin shoqëror dhe fizik. Devin është një mik dhe është pjesë e grupit të vogël”, vazhdon burimi.
Ekipi përfshin gjithashtu lojtarë të tjerë të NBA që Jenner nuk i konsideron asgjë më shumë sesa miq.
Booker më parë ka qenë në lidhje me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordyn Woods, e cila u përjashtua nga rrethi Kardashian-Jenner pasi ishte parë në një klub nate me yllin e NBA-së, Tristan Thompson, babain e fëmijës së Khloe Kardashian.
Mes spekulimeve të shumta, Kendall po vazhdon të jetë ‘single’. /Telegrafi/