Telegrafi

Kendall Jenner nën objektivin e aparatit të Fadil Berishës

Modelja ka qenë vetëm 14 vjeçe kur ka realizuar setin e parë fotografik dhe ka qenë pikërisht Berisha ai që e ka realizuar

Sot Kendall Jenner është një ndër modelet më të kërkuara në botë. Ajo ka qenë pjesë e kopertinave të revistave më prestigjoze dhe të shumtë janë fotografët që do të dëshironin të punonin me të.

Por me siguri, ju nuk e keni ditur që dikur Kendall është fotografuar nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha.

Fadil Berisha përmes një fotografie të postuar në Instagram ka kujtuar kohën kur ai ka realizuar setin e parë fotografik për bukuroshen dhe tanimë modelen të njohur, Kendall Jenner.

Seti është bërë për ditën kombëtare të “qenushëve” dhe është në kuadër të një fushate të fotografit me “Sherri Hill” për vetëdijesimin e njerëzve për mbajtjen e qenve.

“Seti fotografik i parë për Kandell Jenner, në moshën 14-vjeçare. Punuam së bashku edhe 5 vite te tjera pas këtij seti. Shumë krenar me të”-shkruan Fadili në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.

Në këtë foto Kendall ka qenë ende e re, megjithatë nuk ka ndryshuar shumë.

/Telegrafi/