Marrëdhënia e Kendall Jenner me Devin Booker është ‘bërë më serioze’.
Modelja 25 vjeçare dhe ylli i NBA-së e zyrtarizuan romancën në Ditën e Shën Valentinit dhe lidhja e tyre me sa duket ka lëvizur në një ‘nivel’ tjetër javët e fundit.
“Ajo u ndje e gatshme të ndajë pak më shumë sesa në të kaluarën kur postoi foton e tyre në Ditën e Shën Valentinit”, i tha një burim Entertainment Tonight këtë javë.
Bukuroshja brune – e cila ka dalë më parë me Blake Griffin dhe Ben Simmons – thuhet se ndihet ‘komode dhe e sigurt’ me yllin 24 vjeçar.
“Marrëdhënia e tyre është bërë më serioze dhe Devin është me të vërtetë i qetë dhe jo gjithçka për famën ose për të qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, gjë që Kendall i pëlqen shumë”, shtoi burimi pranë çiftit.
“Ai e bën atë të ndihet rehat dhe e sigurt dhe ai është shumë i respektueshëm, të gjitha këto janë cilësi që ajo i pëlqen”.
Ndërkohë, Kendall më parë e përshkroi veten si një vajzë ‘që dashurohet me shikim të parë’.
“Unë jam një tip që dashurohem me shikim të parë. E di që do të dashurohem me ty, në momentin që do të takohem me ty”, theksoi ajo.
Modelja gjithashtu mendon se është një person shumë i drejtpërdrejtë.
“Unë jam kjo që jam. Unë nuk jam lloj i personit që gradualisht mund të dashurohem me dikë. Unë nuk e kuptoj atë. Unë jam person me të vërtetë i drejtpërdrejtë”. /Telegrafi/