Modelja e famshme Kendall Jenner, shpesh ka folur hapur për të kaluarën e saj.
Ajo ka cekur shumë herë se në adoleshencë kishte pasur probleme me akne, për çka ndjehej shumë e turpëruar.
Së fundmi, në një intervistë për “The Telegraph”, Kendall ka rrëfyer se si ajo gjithashtu ndjehet inferiore pranë motrave të saj të famshme Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian.
“Motrat e mia ishin më të plota se unë. Ato kishin gjokse e unë jo. Rritja duke qenë një vajzë kështu e dobët, mendoja gjithmonë: “a duhet të jem më seksi sikur ato?”, ka thënë Kendall, e cila shton se “Ndjehesha sikur nuk kisha asgjë të përbashkët me to”, është shprehur Kendall.
Mirëpo e njëjta me kalimin e viteve filloi të transformohej dhe të shndërrohet në një prej modeleve më joshëse.
Ajo gjatë vitit 2018 u shpall edhe si modelja më e paguar e planetit. /Telegrafi/