Kendall Jenner është shpallur për të dytin vit radhazi si modelja më e paguar në botë.
Sipas revistës së mirënjohur Forbes, ylli amerikan i pasarelave botërore të modës ka fituar rreth 22.5 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.
Pjesëtarja e familjes Kardashian në këtë formë ka lënë pas super modelet si Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Kloss e Gisele Bundchen.
Kloss ka arkëtuar 13 milionë dollarë në saje të marrëveshjeve me kompanitë Swarovski, Away dhe Adidas.
Bundchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë.
Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Lista e plotë:
1) Kendall Jenner: 22.5 milion dollarë
2) Karlie Kloss: 13 milionë dollarë
3) Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milion dollarë
5) Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë
7) Gigi Hadid: 9.5 milion dollarë
8) Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë
10) Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë. /Telegrafi/