Site icon Telegrafi

Kendall Jenner merr tërë vëmendjen, teksa pozon topless

Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një set të ri fotografish në Instagram, ku shfaqet topless dhe e veshur vetëm me bikini tanga nga Calzedonia, marka italiane për të cilën ajo shpesh pozon.

Supermodelja 29-vjeçare po relaksohej pranë një pishine, ndërsa postimi i saj mori pëlqime nga yje si Hailey Bieber, Gigi Hadid dhe Candice Swanepoel.

Postimi i saj vjen në një moment kur marrëdhënia me motrën, Kylie Jenner, duket e tensionuar, shkruan DailyMail.

Në episodin e fundit të The Kardashians, motrat diskutuan mbi dallimet mes tyre, duke krijuar një moment të sikletshëm gjatë bisedës.

Kylie, 27 vjeçe, e përshkroi veten si më të lirshme dhe spontane, çka bëri që Kendall të reagonte me habi, duke thënë: “Më falni? Nuk e di nëse ishte termi i duhur…”.

Më tej, Kylie shprehu dëshirën për të pasur një shfaqje televizive spin-off me Kendall, por modelja nuk u tregua aq entuziaste për këtë ide, duke pyetur skeptike: “Çfarë do të bënim?”.

Ndërkohë, Kylie ka pranuar se ndien lodhje nga rrjetet sociale dhe preferon të jetë më pak aktive online, duke treguar se koha e saj tani është më e kufizuar për shkak të angazhimeve dhe familjes.

Pavarësisht tensioneve mes tyre, të dyja motrat vazhdojnë të mbeten emra të fuqishëm në botën e modës dhe të showbiz-it. /Telegrafi/

Exit mobile version