Site icon Telegrafi

Kendall Jenner mahnit me bikini minimaliste në ‘The Kardashians’

Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen me një palë bikini të vogla të zeza në një episod të ri të ‘The Kardashians’.

Bikinit e sipërme kishin një dekolte shumë të ulët dhe rripa super të hollë, duke dhënë përshtypjen se mund të këputeshin në çdo moment.

Ajo e kombinoi me një fund të tejdukshëm, duke zbuluar pantallonat e saj të shkurta, shkruan DailyMail.

Në skenën e xhiruar pranë një pishine, Kendall ishte e rrethuar nga motrat e saj.

Kim dhe Khloe Kardashian zgjodhën bikini, ndërsa Kourtney kishte rroba banje njëpjesëshe. Mamaja e tyre, Kris Jenner, u mbulua me një fustan të gjatë elegant.

Sezoni i gjashtë i ‘The Kardashians’ nisi më 6 shkurt, duke sjellë një vit plot sfida dhe aventura për familjen Kardashian-Jenner.

Ndërkohë, familja e njohur festoi Krishtlindjet në shtëpinë e Kendall Jenner në Los Angeles, me një atmosferë më intime këtë vit për shkak të punimeve në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian ka nisur një lidhje të re me dikë jashtë vëmendjes publike, pas ndarjes nga Pete Davidson në fund të vitit 2022.

Një burim konfirmoi se ajo po e mban këtë romancë shumë private. Kim, e njohur për qëndrimin e saj si një romantike e pashpresë, është shprehur se dëshiron të gjejë dikë që e trajton me respekt, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin te fëmijët e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version