Telegrafi

Kendall Jenner kapet sërish duke bërë ndërhyrje në fotografi, derisa pozoi me të brendshme

Kendall Jenner Foto: Daily Mail

Kendall Jenner, modelja më e njohur në botën e modelingut, së fundmi është duke u akuzuar shumë nga fansat.

Kjo ka të ngjarë pasi ajo po dyshohet që po bën ndërhyrje në fotografi, për të rregulluar tiparet trupore, shkruan Daily Mail.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kendall ndau disa imazhe ku shihej me bikini, ndërsa në pah kishte vënë hiret e saj.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishte pjesa e djathë e barkut të saj, ku shihej një pjesë e deformuar.

Fansat menjëherë filluan me komente dhe postime duke rrumbullakuar deformimin, e më pas duke akuzuar modelen për përdorim të ‘photoshop’-it.

Poza të tilla bukuroshja I ka marrë para pasqyrës, kurse në prapaskenë shihej se është në rezidencën luksoze.

E gjithë kjo filloi përmes një paraqitje të Kendall në linjën e re të rrobave nga ‘Skims’, drejtuar nga motra e saj, Kim Kardashian. /Telegrafi/