Ajo pranon se e ndryshon shumë shpesh rutinën, në përputhje me nevojat e lëkurës së saj
Duke pasur parasysh se ajo flet pa hezitim për lëkurën e saj problematike, Kendall kohë më parë ka vendosur të ndajë me ju maskën e fytyrës që bën vetë në shtëpi.
Trajtimi që Kendall beson se i ka ndryshuar lëkurën dhe i ka sjellë shumë përfitime është një maskë e thjeshtë me avokado, të cilën mund ta përgatisni vetë në kuzhinën tuaj, transmeton Telegrafi.
– Maska bëhet shumë lehtë dhe hidraton në mënyrë të përsosur lëkurën dhe e bën atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme – ka thënë Kendall, e cila mund të mburret me të vërtetë me një ten shumë të bukur dhe lëkurë të kuruar.
Gjithçka që ju nevojitet për këtë maskë janë përbërësit e mëposhtëm:
* ½ avokado
* 2 lugë bollgur
* 1 lugë mjaltë
* 3 pika vaj livande
Avokadon duhet ta shtypni me pirun dhe më pas të shtoni përbërësit e tjerë dhe t’i përzieni të gjitha bashkë.
– E vëni maskën në fytyrë që të veprojë për 20 minuta dhe më pas e laj me ujë të vakët – përfundoi Kendall.
Avokado përmban një sasi të madhe të vitaminave A, C, K, E dhe B, të cilat mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit dhe riparojnë pasojat e tij. Acidet yndyrore të avokados ushqejnë lëkurën dhe e bëjnë atë të lëmuar.
/Telegrafi/