Kendall Jenner sapo ka mbushur 19 vjeç. Ajo është një yll në ngjitje në fushën e modelingut. Në javët e modës në New York, Paris e Milano Kendall sfiloi për stilistët më në zë të momentit, mes të tjerësh për Balmain e Givenchy.
Tashmë ajo ka firmosur një kontratë për të qenë imazhi i një prej kompanive më të famshme kozmetike, Estee Lauder.
"Jam shumë e emocionuar t’ju njoftoj se jam imazhi i ri i Estee Lauder. Nuk mund ta besoj as vetë" shkruan ajo për 15 milion ndjekësit e saj në Instagram.
Fotografitë e Kendall për Lauder janë shkrepur nga fotografi i njohur francez Patrick Demarchelier.