Telegrafi

Kendall Jenner fotografohet me basketbollistin Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker (Foto: Gettyimages/Guliver)

Modelja e njohur, Kendall Jenner, është duke u rikthyer përmes shëtitjeve të ndryshme në Los Angeles.

Kohët e fundit është parë duke e shijuar qëndrimin në një restorant japonez, ku është parë me një fustan të shkurtër, shkruan Daily Mail.

Por, bukuroshja nuk është parë vet. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians është parë nën shoqërinë e basketbollistit Devin Booker.

Sportisti, i cili u pa duke dalë nga i njëjti vend ku kishte qëndruar ajo, së fundmi është raportuar se ka pasuri prej 27 milionë dollarë.

Me një palë pantallona me ngjyra, Devin pati të veshur edhe një xhemper, me kapelën e së cilës kishte mbuluar paksa fytyrën.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja janë parë së bashku, në prill të këtij viti ata kishin qenë në një udhëtim në Arizona. /Telegrafi/