Modelja Kendall Jenner është femra me përfitimet më të mëdha nga Instagrami për vitin 2019, me përfitime prej 15 milionë eurosh.
24-vjeçarja është kurorëzuar mbretëresha e këtij rrjeti social për këtë vit duke u bërë femra më e paguar nga Instagrami.
Bukuroshja ka promovuar brende të të brendshmeve, si Calvin Klein dhe produktin për kujdes ndaj lëkurës, Proactiv, nga të cilat ka fituar miliona.
Kendall i ka postuar 26 postime të sponsoruara gjatë këtij viti kalendarik, ndërsa ka fituar 572.375 euro për një postim.
Ajo ka arritur ta lë shumë prapa motrën e saj, Kylie Jenner, e cila gjatë vitit që po lëmë pas ka përfituar vetëm 3.5 milionë euro, edhe pse përfiton më së shumti për një postim (1.18 milion euro).
Mirëpo, Kylie gjatë vitit 2019 i ka kushtuar vëmendje promovimit të linjës së saj kozmetike, si edhe ka publikuar fotografi të vajzës së saj, duke anashkaluar postimet fitimprurëse. /Telegrafi/