Kendall Jenner është një supermodele e shndërruar në drejtoreshë krijuese.
Me më shumë se një dekadë përvojë në modelim, Jenner, 25 vjeçare, po përdor ekspertizën e saj të modës së lartë për të formuar pamjen e kreacioneve të destinacionit të modës luksoze në internet “FWRD”.
“Unë u rrita duke dashur modën dhe kam qenë jashtëzakonisht me fat që punova me disa nga njerëzit më të shkëlqyer në këtë biznes. Si drejtoreshë kreative e ‘FWRD’, jam e emocionuar të ndihmoj në kurimin e ofertës së faqes me stilistë dhe marka të reja”, tha Jenner në një njoftim për media.
Si pjesë e rolit të saj, Jenner do të punojë me ekipin e “FWRD” për të kuruar markat e ofruara në faqe, për të krijuar redaktime mujore të personalizuara! Dhe ide marketingu, aktivizimi dhe partneriteti”.
Një nga prioritetet kryesore të Jennerit do të jetë prezantimi i stilistëve të rinj tek blerësit e “FWRD”.
“Shpresoj, në një mënyrë të vogël, ky është një shans për t’u dhënë krijuesve më të rinj këtë lloj platforme”, tha modelja për Vogue.
“Unë punoj me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që jo vetëm që më frymëzojnë për modë, por edhe zgjedhjet e mia të përditshme. Hapësira digjitale është gjithashtu një mjet kaq i rëndësishëm për shumë nga krijuesit e sotëm, dhe është padyshim një dritare në brezin e ardhshëm e talentit”. /Telegrafi/