Telegrafi

Kendall Jenner e pafat sikurse Kim, i grabiten stoli në vlerë 200 mijë dollarë

Kendall Jenner strikes a pose for the cameras while arriving at E! News. January 9, 2014 X17online.com

Superylli Kendall Jenner ka qenë ‘shënjestra’ e radhës për grabitësit e shtëpive të yjeve.

Disa hajdutë, të cilët janë futur në shtëpinë e 21 vjeçares i kanë vjedhur asaj gjësende me vlerë dhe stoli të shtrenjta, vlera e të cilave shkon në hiç më pak se 200 mijë dollarë.

Lexo po ashtu Ditë zie në shtëpinë e Kanye West dhe Kim Kardashian

Ajo ishte larguar të mërkurën nga shtëpia e saj në mesditë, gjersa ishte kthyer në orën 20:00, dhe me të futur në dhomën e gjumit, Kendall pa se i mungonin shumë prej stolive dhe gjësendeve të çmuara.

Nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë, andaj nuk ka edhe të dyshuar, por policia janë ende në ndjekje të shumë ghajdutëve që po vjedhin shtëpitë e të famshmëve në Hollywood. /Telegrafi/