Kendall Jenner bëri një nga paraqitjet e saj më provokuese deri tani teksa doli për darkë në restorantin e famshëm italian “Giorgio Baldi” në Santa Monica të martën.
27-vjeçarja u shfaq pa sytjena nën një bluzë të ngushtë të zezë dhe të tejdukshme, e cila ishte e mbështjellë në një fund të zi prej lëkure ndërsa ajo shkonte për një darkë me miqtë e saj, Hailey Bieber dhe Lori Harvey.
Kendall – e cila kohët e fundit ka shijuar një takim me të dashurin e saj të përfolur, reperin porto-rikan, Bad Bunny, 29 vjeç – e kombinoi pamjen e mrekullueshme me çizme të zeza deri tek gjuri, shkruan DailyMail.
Modelja i kishte lënë flokët e saj të errët në valë të lirshme, teksa era ia valëviste.
Ylli i serialit “The Kardashians” i dha edhe më shumë shkëlqim veshjes me një rrip të zi.
Sa i përket makijazhit, Kendall dukej perfekte me një nuancë buzëkuqi mat dhe një pudër rozë në faqet e saj.
Kendall u ritakua me shoqet e saj, pasi kohët e fundit kaloi kohë me të dashurin e saj të shumëpërfolur, i njohur si Benito Antonio Martínez Ocasio.
Një burim i tha Revistës “People” në maj se dyshja po i bënin gjërat më serioze mes tyre.
“Ata janë shumë të lezetshëm së bashku. Kendall është e lumtur”, pohoi burimi i brendshëm.
“Ai është një djalë argëtues. Shumë zotëri dhe simpatik. Asaj i pëlqen atmosfera e tij. Ai është shumë djalë trendy”, tha burimi.
I njëjti zbuloi gjithashtu se ‘ishte një fillim i ngadaltë’ i marrëdhënies, ‘por ata kalojnë pothuajse çdo ditë së bashku tani’. /Telegrafi/