Kendall Jenner dukej shkëlqyese, teksa tregonte flokët e saj biondë, pas daljes nga hoteli luksoz Ritz në Paris.
Modelja, 28 vjeçe, u pa duke u larguar nga vendbanimi me pesë yje në kryeqytetin e Francës të hënën.
Ajo dukej me stil në një xhaketë gri me bel të theksuar, e shoqëruar me një bluzë të zezë me qafë të lartë, xhinse blu dhe këpuzë të zeza, shkruan DailyMail.
Kendall është e pajisur me një çantë dore të zezë, syze dielli të zeza me kornizë të ngushtë dhe një palë vathë në rrathë argjendi.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” shkoi në Paris më pak se 48 orë pasi mori pjesë në Javën e Modës në Milano.
Kendall u nis për në Milano gjatë fundjavës për shfaqjen e veshjeve të grave “Bottega Veneta” të shtunën.
Ajo dukej tejet elegante në një fustan me mëngë të gjata. /Telegrafi/