Telegrafi

Kendall Jenner dhe Devin Booker shihen të lumtur gjatë daljes në New York

Kendall Jenner dhe Devin Booker Foto: Daily Mail

Kendall Jenner kohëve të fundit i ka shpeshtuar shëtitjet e saj në qytet.

Ditën e djeshme ajo është fotografuar në New York City, ndërsa shihej duke u shëtitur në mëngjesin e hershëm, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja derisa kalonte me lehtësi trotuaret, mbrapa saj vërehej truproja.

Pak pasi eci, bukuroshja brune u vërejt duke u takuar me të dashurin e saj, Devin Booker.

Çifti po ashtu është parë duke kaluar kohë në një hotel gjatë fundjavës, ndërsa pas daljes u shfaqën me plot stil.

Për shkak të krizës globale, që të dy kishin vendosur maskat mbrojtëse, për të ruajtur veten nga infektimi. /Telegrafi/