Telegrafi

Kendall Jenner dhe Devin Booker shfaqen të dashuruar afër njëri-tjetrit

Kendall Jenner dhe Devin Booker Foto: Daily Mail

Kendall Jenner është parë duke shpenzuar vikendin me të dashurin Devin Booker.

Ani pse familja e modeles ishin bashkuar, kjo e fundit zgjodhi që kohën ta kalojë me basketbollistin, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja është fotografuar me Devin gjatë një shëtitje në Kaliforni, teksa që të dy po mbanin maska mbrojtëse.

Foto: Daily Mail

Veshja e tyre ishte më se e thjeshtë, derisa Kendall mori vëmendje me fizikun e formësuar.

Në anën tjetër, Devin zgjodhi që të kombinojë një bluzë të bardhë më një këmishë të zezë mbi të.

Foto: Daily Mail

Që të dy u vërejtën të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa daljet e tyre janë bërë më të shpeshta, pasi e bënë publike lidhjen. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail