Devin Booker dhe Kendall Jenner kanë hequr nga lista e ndjekësve në Instagram njëri-tjetrin mes romancës së re të përfolur të modeles me Bad Bunnyn.
Ylli televiziv, 27-vjeçe dhe ish-basketbollisti, 26-vjeç, të cilët u ndanë në tetor të vitit 2022 pas një lidhje dyvjeçare, dërguan një sinjal të qartë se miqësia e tyre ka marrë fund, pasi Kendall u pa duke puthur muzikantin, 28-vjeçar.
Fansat filluan të spekulojnë se romanca e re e Kendall me fituesin e “Grammy”-t ishte arsyeja se përi ai bëri një veprim të tillë.
Ai gjithashtu hoqi nga lista miken e ngushtë të Jenner, modelen e famshme, Hailey Bieber.
Sa i përket marrëdhënies së re, burime të afërta thonë se ata po kalojnë kohë shumë bashkë.
“Kendall së fundmi filloi të shoqërohej me të”, zbuloi një burim i dytë. “Ata u prezantuan nga miqtë. Ai u zhvendos në Los Angeles disa javë më parë dhe bleu një shtëpi”.
Në fakt, dyshja po përpiqen të fshehin çdo gjë që mund të krijohet mes tyre.
Fundjavën e kaluar, pas darkës së bashku në Los Angeles, Jenner u largua nga restoranti përmes një dalje të veçantë me Bad Bunny. /Telegrafi/