Site icon Telegrafi

Kendall duket tërësisht ndryshe si bionde në Javën e Modës në Londër

Modelja e famshme amerikane, Kendall Jenner, befasoi fansat me ndryshimin e ri që ka bërë në dukje.

Supermodelja 23-vjeçare, debutoi me një model të ri të ri të flokëve, si bionde të hënën. Ndërsa po ecte në pistë në ‘Burberry’s London Fashion Week Show’, Kendall ka prezantuar stilin e ri të flokëve.

Ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ gjithashtu bëri disa storie në Instagram, për t’u dhënë ndjekësve një pamje të afërt me flokët e saj të theksuar, duke postuar një video dhe me mbishkrimin “Përshëndetje”.

Kendall Jenner me stil të ri të flokëve (Foto: Instagram)

Vetëm disa ditë më parë Kendall u shfaq me ngjyrë të zezë të flokëve, teksa po ndiqte ngjarjet e ‘Javës së Modës në New York’. Pra, duket sikur biondja e re ka bërë një ndryshim ditëve të fundit.

Është e mundur që Kendall të ketë bërë këtë ndryshimin vetëm për shfaqjen e pistës, pasi është e para e sezonit të modës. E njëjta edhe më parë vendosi një parukë bionde për shfaqjen e ‘Balmain Fall 2016’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kendall Jenner

Veç tjerash, është e mundur që Kendall u inspirua nga motra e saj, Bella Hadid, për këtë stil. Sido që të jetë, ajo duket e mahnitshme dhe nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve. /Telegrafi/

Kendall Jenner me stil të ri të flokëve (Foto: Instagram)

 

Exit mobile version