Site icon Telegrafi

Kendall dhe Kylie kanë prezantuar linjën e parë të çantave e cila do t’ju pëlqejë edhe juve

Motrat e famshme kanë prezantuar edhe koleksionin e ri të çantave të cilat vërtet janë praktike për të gjitha rastet.

Koleksioni i ri i çantave i cili numëron gjithsej 18 modele tashmë gjendet nëpër dyqane! – transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, siç kemi mundur të vërejmë, motrat famshme me rastin e modelimit të çantave kanë qenë të inspiruara me mënyrën e shtrenjtë të jetës të cilën e bëjnë, si edhe me udhëtimet e përhershme nga një skaj në skajin tjetër të botës.

“Koleksioni ynë i çantave është shumë modern dhe përshtatet shkëlqyeshëm me pjesët e rrobave nga koleksioni ynë Kendall+Kylie ready-to-wear, si edhe me këpucët për sezonin vjeshtë/dimër”, ka thënë Kendall. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version