Site icon Telegrafi

Kendall dhe Kylie Jenner nuk kanë kontaktuar për një muaj, pasi u përplasën fizikisht

Kylie dhe Kendall Jenner (Foto: Instagram)

Kendall dhe Kylie Jenner nuk kanë qenë duke kontaktuar me njëra-tjetrën për një muaj, pasi u përplasën fizikisht në Palm Spëings.

Në njërin prej episodeve të KUWTK, Kendall ishte ajo që zbuloi se sa kishte qenë periudha që ato nuk kishin folur, shkruan Daily Mail.

“A ke folur me Kylie-n ende?”, ishte pyetja e Kris drejtuar modeles së njohur.

Bukuroshja brune në mënyrë të menjëhershme i është kthyer nënës së saj, duke thënë se as nuk ka dëgjuar ndonjë gjë për të.

“Jo, nuk kam dëgjuar bile asgjë nga ajo, që është shumë e rrallë”, është shprehur Kendall.

Ndërkaq, thuhet se kjo është periudha më e gjatë që ato kanë qëndruar larg njëra-tjetrës. /Telegrafi/

Exit mobile version