Telegrafi

Kendall dhe Kylie harrojnë distancën fizike, ndërsa organizojnë festë në Beverly Hills

Kendall dhe Kylie Jenner (Foto: DailyMail)

Distanca fizike duket të jetë harruar gjatë ditës së djeshme (e diel), nga Kendall dhe Kylie Jenner.

Bukuroshet e famshme duke mos menduar për masat mbrojtëse, kanë organizuar një festë në Beverly Hills, shkruan Daily Mail.

Ato janë parë me veshje ekstravagante, ndërsa dilnin nga makina luksoze për të shkuar në festën, ku ishin një numër i madh i të pranishmëve.

Ani pse paralajmërimet e kryetarit të Los Angeles, Eic Garcetti, ishin goxha të rrepta, kjo nuk i ndaloi të ftuarit që të shijonin mbrëmjen.

Më shumë se dy mijë persona në këtë vend kanë humbur jetën, prej 170 mijë prej tyre në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, përkundër kësaj, festa e yjeve vazhdoi, teksa mahnitën me dukjen dhe stilin e veçantë.

Përpos tyre, në festë ishin edhe Justin dhe Hailey Bieber, Jaden Smith dhe modelja Winnie Harlow. /Telegrafi/