Me vite të tëra ka kuruar stil qyteti
Kendall Jenner mundet çdo gjë ta ndryshojë te vetja, mirëpo doza seksipile të cilën e posedon do të mbetet e njëjta, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, zeshkania e njohur ka vendosur për nuancë më të shndritshme të flokëve, ndërkaq ajo tani duket më mirë se kurrë më parë.
Në të vërtetë, edhe pse fotografohet në veshje dhe frizura të ndryshme, në esencë i janë flokët e errët të cilët nuk i ndryshon tashmë disa vite.
Për dallim nga gjysmëmotrat e saj, të cilat janë të prira për ndryshime të shpeshta të ngjyrës dhe gjatësisë së flokëve, Kendall ka pasur vetëm ndonjë shëtitje midis biondeve madje me ndihmën e parukave, ndërkaq tani, si duket, ka vendosur për ndryshim pak më të qëndrueshëm.
Dukjen e saj të re e ka publikuar nëpërmjet një videoje në Instagram në të cilin ndryshimi qartazi është i dukshëm, edhe pse në përshkrim nuk e ka përmendur frizurën. /Telegrafi/