Telegrafi

Kënd e ka “nokautuar” Bahtiri në Bruksel?

Kryetari i Mitrovicës së pjesë jugore, Agim Bahtiri ka deklaruar në emisionin Politikë në Tribuna Channel se gjashtë ditë ka zgjatur dialogu në Bruksel, derisa është arritur të merret konfirmimi i plotë se në vend të xhamisë te Ura e Ibrit, nuk do të ndërtohet asgjë tjetër.

Ai ka siguruar se xhamia e rrënuar do të rindërtohet dhe do të jetë e tipit evropian e rrethuar me hapësira gjelbëruese.

Bahtiri, vetëm ka kërkuar që t’i lejohet ta kryej punën që i takon dhe të mos pengohet.

Ai ka përkujtuar se për xhaminë dhe për urën ka qenë kryesori gjatë bisedimeve në Bruksel.

Për këtë, ka thënë se mund të pyetet edhe Edita Tahiri.

Bile, ai është krenuar se gjatë dialogut ka qenë triumfues kundrejt palës serbe.

“I kam qit në nokdaun qysh në start”, ka thënë Bahtiri.