Site icon Telegrafi

Kënd e ka idol nga estrada shqiptare, Dhurata Dora? (Video)

E ftuar në emisionin NIN, Dhurata Dora ka zbuluar simpatinë e saj për këngëtaren kosovare, Adelina Ismaili.

Ajo është përgjigjur se që e vogël ka adhuruar Adelina Ismailin duke shtuar se mbetet këngëtarja më e mirë shqiptare, ndërsa nga meshkujt ka vlerësuar Sabri Fejzullahun.

Dhurata tregon se i është realizuar ëndrra, madje ka mbajtur edhe një koncert me divën shqiptare, Adelina Ismailin.

Dhurata javë më parë ka publikuar video projektin më të ri të titulluar “Numrin e ri”, i cili deri më tani ka marr mri 4.5 milionë klikime në kanalin muzikor të YouTubes. /Telegrafi/

Dhurata Dora - NIN - Numri i ri - NIN - 11.04.2016

Dhurata Dora - Numrin e ri (Official Video HD)

Exit mobile version