Site icon Telegrafi

Kënd do ta godas vala e tretë e krizës

Tregjet në zhvillim nuk po vuajnë thjesht tronditjen e radhës, por janë kapur nga vala e tretë e krizës financiare globale – thekson një raport i fundit i Goldman Sachs.

“Rritja e pasigurisë mbi ekonomitë në zhvillim, kolapsi i lëndëve të para si dhe gjasat për një rritje të normave të interesit nga ana e Rezervës Federale, po rrisin shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë e këtyre tregjeve, duke shënjuar një valë të re të krizës financiare globale. Shqetësimet në lidhje me ndërhyrjen e Rezervës Federale në shtrëngimin e politikave monetare për të parën herë pas 9 vitesh kanë nxitur një fluturim të frikshëm të kapitalit nga tregjet në zhvillim, përfshirë këtu Azinë së fundmi.

Lëvizja e fundit e Rezervës Federale për të mos ndërhyrë, ka shtyrë në kohë pritshmëritë e tregjeve duke stabilzaur në të njëjtën kohë edhe tregjet e goditura. Një ndër arsyet kryesore ku bazohet shqetësimi i Goldman Sachs është fakti se normat e ulëta të interesit për vite me radhë kanë nxitur një rritje kreditimi, kryesisht në Kinë, që rrezikon të përkthehet në një frenim të rritjes ekonomike në të ardhmen, pas rritjes së normave. Këto shqetësime të Goldman ngrejnë rrezikun e një stanjacioni shekullor.

Nga ana tjetër, politika ultra-ekspansioniste e vendeve të zhvilluara ka nxitur investimet në tregjet në zhvillim për shkak të avantazhit të normave. Në këtë mënyrë shtohet së tepërmi rreziku i falimentit- thekson banka. /Telegrafi/

Exit mobile version