Distancimi social nuk është fare i lehtë, aq më tepër nëse do t’ju duhet të qëndroni larg partnerit tuaj
Pjesa më e sikletshme është mungesa e kontaktit fizik. Duhet të mbarojë e gjithë kjo, për t’ju kthyer sërish jetës aktive seksuale, por kjo s’do të thotë të mos e mbani gjallë pasionin.
Tani më shumë se kurrë, duhet të bëheni profesionistë të seksit virtual! Seksi me telefon është i njohur për ata që jetojnë lidhje në distancë, por krejt papritur u kthye në domosdoshmëri në ditët e karantinës.
Fillimisht ideja do t’ju duket qesharake, por më vonë do të kuptoni që jeni gabim. Falë FaceTime-it, seksi në telefon është përmirësuar ndjeshëm.
Fakti që ju e shihni njëri tjetrin ndërkohë që flisni e bën edhe më intime dhe erotike. Ju mund t’i tregoni njëri tjetrit fantazitë që keni apo të kujtoni sa e bukur dukej bota kur ai/ajo ishte në shtrat me ty.
Nëse këto ditë s’mund të jesh fizikisht me të, mbaje gjallë dëshirën seksuale dhe kiminë përmes fuqisë së (fjalëve të pista).
Trego me detaje çfarë po ndodh dhe mendo që kjo është diçka që të përket ty dhe partnerit. /Telegrafi/