Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve u hap në mënyrë fantastike, teksa u shënua një gol për momentet kryesore televizive tashmë në minutën e 20-të, ku autor ishte turku i ri i Juventusit, Kenan Yildiz.
Me dy ndeshje nga ora 18:45 nisi Liga e Kampionëve me formatin e ri. Juventus luan ndaj PSV-së, ndërsa Young Boys po përballet me Aston Villan.
Risia kryesore është se tani në Ligën e Kampionëve janë 36 skuadra, në vend të 32 skuadrave të mëparshme dhe se të gjitha skuadrat janë të vendosura në një tabelë nga vendi i 1-të deri në vendin e 36-të.
Të gjithë ata do të luajnë tetë ndeshje, në atë që njihet tani si faza e parë.
Goli i parë i sezonit të ri ishte kryevepër e futbollistit të ri turk Kenan Yildiz për epërsinë 1-0 të Juventusit ndaj PSV-së.
🚨🇪🇺 GOAL | Juventus 1-0 PSV | Kenan Yildiz
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM KENAN YILDIZ !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/zpGJVVSIUK
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 17, 2024
I riu turk mori topin nga Nic Gonzalez, më pas kaloi nga e majta në këmbën e djathtë dhe goditi në mënyrë fantastike duke qëlluar shtyllën pastaj topi përfundoi në rrjetë./Telegrafi/