Por kur gjërat i sheh nga një prizëm tjetër, basketbollisti nga Kosova e di që minutat që i kishte të rezervuar te gjiganti turk i basketbollit nuk ishin të mjaftueshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për këtë edhe vlerëson se ka bërë gjënë e duhur kur para fillimit të edicionit aktual u huazua te Karshiyaka. Karshiyaka është kampion në fuqi i Turqisë, por megjithatë bëhet fjalë për klub më të vogël se Fenerbahçe.
Te Karshiyaka, Sipahi po ka hapësirë dukshëm më të madhe se te Fenerbahçe. Hapësira, minutat e kaluar në parket, i duhen për të realizuar një synim të madh – që një ditë të luajë në NBA.