Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Kenan Haxhihamza – Portieri më i mirë i vitit
Portieri rahovecas ishte më i miri në pozitën e tij gjatë vitit 2023, duke e dërguar Dukagjinin në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.
Haxhihamza gjatë vitit 2023 luajtur gjithsej 34 ndeshje, ku ka pranuar 33 gola, ndërsa në 10 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.
Në garat evropiane po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mirë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.
Ai pas paraqitjeve fantastike si në Evropës, ashtu edhe në kampionat, fitoi për herë të parë një ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Haxhihamza është kthyer në njërin prej pritësve më të mirë të penalltive në Kosovë.
/Telegrafi/