Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) shpallë konkurs për ngjarjen më të mirë gazetareske, nga fusha e jetës socialo-shoqërore, me përqëndrim në avancimin e drejtave të njeriut dhe promovimin e drejtave të grupeve shoqërore të qytetarëve të pa mbrojtur dhe të margjinalizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shpallja publike është e hapur për të gjitha mediumet dhe gazetarët profesional, të cilit kanë publikuar storje në periudhën prej 1 majit të vitit 2016 deri në 31 maj të vitit 2017.
Përmbajtjet e dërguara duhet ti përmbushin kriteret për veprimtari gazetareske autentike dhe analitike nga interesi më i gjërë publik i cili i përmbush standardet etike gazetareske, nëpërmjet përkushtimit të autorit për punë të përpikët ndaj përpunimit të temës.
Autorët të storjeve më të mira do të fitojnë shpërblime në shumë prej:
vendi parë – 700 euro (në denarë)
vendi dytë – 600 euro
vendi tretë – 500 euro
Më shumë për konkursin në vegzën në vijim: http://semm.mk/attachments/KONKURS_alb.pdf