Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) ka dënuar sjelljen e përfaqësuesit të MPJ-së, i cili dje gjatë konferencës së përbashkët të Nikolla Dimitrovit dhe Matthew Nimtez, tentoi të pengojë gazetarin të mos parashtrojë pyetje.
Për KEMM është e papranueshme që në atë mënyrë të pengohet puna profesionale e gazetarëve, e cila sipas tyre, duhet të jetë e lirë dhe pa presione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“KEMM i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të merr masa urgjente dhe të zbardh rastin dhe të parandalojë incidentet tjera”, thonë nga KEMM./Telegrafi/