Telegrafi

KEMM në lidhje me kërcënimet ndaj TV Shenja: Gazetarët të lirohen nga presionet

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) dënon rastin e fundit ndaj ekipit të TV Shenja, i cili ishte penguar në raportimin e problemeve komunale në komunën e Çairit nga një grup simpatizantësh të BDI-së dhe fton në marrjen e masave të nevojshme nga institucionety për pastrimin e rasteve të këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dënohen kërcënimet ndaj gazetarëve të Tv Shenja në Shkup

‘Siguria e gazetarëve duhet të lirohet nga të gjitha presionet dhe kërcënimet, ndërsa shteti, në përputhje me nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut është përgjegjës për ndërmarrjen e të gjitha aktiviteteve për të krijuar klimë të përshtatshme për shprehje të lirë’, thuhet në deklaratën e KEMM-së./Telegrafi/