Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM), duke i mbikëqyrur raportimet mediatike të planit politik dhe reagimet e qytetarëve, edhe një herë përkujtonë mediat të mos keqpërdorin rolin e tyre dhe të shërbejnë si platformë për nxjerrjen e situatës nga tensionet shoqërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Duke e pas parasysh të drejtën fundamentale të lirisë së medias, u kujtojmë gazetarëve dhe redaktorëve se raportimet mediatike patjetër t’i përmbahen të vërtetës dhe të mos inicojnë polemika dhe diskutime që do të nxisin tensione dhe do të përkeqësojnë marrëdhëniet në mes qytetarëve.
“Mediat patjetër duhet të veprojnë në mënyrë që i ndryshon ata nga bartësit e thjeshtë të informatave dhe fakteve, dhe të luajnë rolin si qetësues të tensioneve në shoqëri, veçmas në rastet kur raportojnë për mundësi të ngjarjeve që mund të eskalojë situata. Ata duhet t’i sqarojnë faktet, pjesëmarrësit, çështjet nga këndvështrime të ndryshme, por edhe me kujdes dhe duke analizuar t’i hulumtojnë ngjarjet. Gazetaria nuk zhvillohet me inicime të debateve në bazë të gënjeshtrave dhe të pavërtetave. Opinionit duhet t’i ofrohet një fotografi e qartë dhe informata objektive’, shtojnë ndër të tjera nga KEMM.
KEMM, gjithashtu rikujton mediave, në veçanti portaleve, nuk guxojnë të keqpërdorin ose t’u shërbejnë propagandave dhe thirrjeve të ndonjë grupi radikal që e rrezikojnë rendin publik dhe paqen në shoqëri. /Telegrafi/