Në mënyrë që fanellat dhe këmishët tuaja të shkëlqejnë nga bardhësia, përdorni këtë kombinim magjik në shtëpi dhe zhdukni edhe njollat më të vogla.
E gjitha që do t’ju nevojitet është pak detergjent për larje enësh, peroksid hidrogjeni (H2O2) dhe sodë bikarbonati, transmeton Telegrafi.
Përpjesëtimi i tretjes për heqje njollash nga djersitja:
– në një sasi detergjenti për larje enësh, hidhen dy sasi peroksid hidrogjeni (H2O2);
– merrni me një gisht sodë bikarbonati (nëse mbaroni sasi më të madhe shtojeni sasinë);
– qiteni përzierjen në njollë dhe fërkojeni me brushë për larje rrobash.
Lëreni këmishën të qëndrojë një orë dhe pastaj lajeni në mënyrë të zakonshme. /Telegrafi/