Këmishët e bardha janë një element bazik dhe i padiskutueshëm i gardërobës së çdo femre, pavarësisht stilit të veshjes që ajo mund të ketë: nga sportivja deri tek më elegantja.
Në këtë artikull ju kemi sjellë 13 këmisha të përzgjedhura nga brende të njohura ndërkombëtare, duke dashur t’ju frymëzojmë me këtë stil të ri të këmishëve në stilin ‘casual’, që kombinohen në mënyrë perfekte me xhinse, pantallona më serioze, ashtu edhe me funde.