Telegrafi

Këmisha e juaj tani do të prodhohet në Kosovë!

Dyqani ekskluziv i brendit vetanak Luciano, i dizajnuar në Itali tani po vjen me produktin e ri vendor të këmishave.

Me idenë që nga vitet e para të hyrjes në industrinë e modës dhe dizajnit që çdokush që vishet me shije e meriton të ketë këmishën personalisht të dizajnuar.
Kemi filluar me program të ri për herë të parë të këtij lloji në vend, me emrin e ri Këmishëria, e cila do të sjellë në treg këmishat me dizajnet e modës së fundit me kualitet të padiskutueshëm.


E gjitha kjo vjen nga shtytja e vizionit tonë që të krijojmë një standard të ri të kualitetit të produktit duke i qëndruar pas idesë që kualitetin e lartë të produktit e përcakton qepja profesionale kualitative dhe jo origjina.

Përmes këtij hapi synojmë të sjellim në modën e fundit të këmishave përmes shërbimit (Made to Measure) dmth personalizimi i çdo lloj porosie të këmishës, duke filluar nga materiali, qepja, jaka e shumë detaje të tjera.