Kjo rrobë veshjeje është praktike dhe do t’ju ndihmojë që në situatat kritike kur nuk dini çfarë të vishni
Gjëja kryesore është që shkon me të gjitha – nga xhinset e shqyera, fustanet deri te mini-fundet apo gete çiklistësh. Pra, do t’i japë pak ashpërsi veshjes, por vetëm në mënyrën më pozitive.
Bashkë me këtë, ngjyra e bardhë do të theksojë tenin tuaj dhe do të bëjë që fytyra juaj të duket më e freskët, transmeton Telegrafi.
Kërkoni këmishët më moderne në koleksionet e meshkujve (apo në gardërobën e të dashurit, bashkëshortit, babait, mikut).
Të gjitha yjet e stilit të rrugës, të cilat kanë vërshuar Instagramin, tashmë kanë kuruar këtë rrobë trendi “mashkullore”.
Fashionistet janë të ndara në dy grupe: disa theksojnë feminitetin, ndërsa të tjerat modelojnë veshjen në stilin djaloshar.
Në rastin e parë, këmisha është rekomandueshme të kombinohet me mikro-shortse dhe me rripa të cilët do të theksojnë belin, ndërsa në të dytën – me pantallona të rrafshëta komode apo xhinse. /Telegrafi/