Telegrafi

“Kemi vuajtur shumë” – Xavi përmend tri gjëra që i munguan Barcelonës kundër Osasunas

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunas si mysafir me rezultat 2-1, fal një penallti në fundin e ndeshjes.

Golin e parë e shënoi Jules Kounde, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Robert Lewandowski.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Xavi për mediat, duke treguar se çfarë i mungoi Barcelonës në ndeshje me Osasunan.

Lexo po ashtu Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Osasunas - debutuan Felix dhe Cancelo

“Na mungoi loja kreative, durimi dhe krijimi i më shumë rasteve”.

“Ne punuam, na u desh të luftonim. Vuajtëm shumë. Në fund morëm tre pikë në një stadium shumë të komplikuar për të luajtur”, ka thënë Xavi.

Barcelona dukej jo mbresëlënëse në sulm shumicën e kohës kundër Osasunas.

Në një farë mënyre, skuadra e Xavit ishte me fat që mori fitoren pasi fitoi penallti në fund. Barcelona e ka nisur sezonin me dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/