Telegrafi

“Kemi sulmuesin më të mirë në Rumani, nuk e shesim nën 5 milionë euro” – presidenti i Rapidit me fjalë të mëdha për Rrahmanin

Rapid Bukureshti ia ka caktuar çmimin për shitjen e Albion Rrahmanit, sulmuesit të Kosovës, duke kërkuar të fitojnë minimum 5 milionë euro nga shitja e tij. 

Rrahmani ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës rumune qëkur iu bashkua në gushtin e vitit të kaluar për 600 mijë euro nga Ballkani i Suharekës.  

Ai ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në edicionin e kaluar, duke bërë që shumë klube me emër të fillojnë interesimin për të.  

Presidenti i skuadrës rumune, Viorel Moldovan, ka thënë se sulmuesi më i mirë në Rumani luan te Rapidi dhe ai është Albion Rrahmani.  

“Mendoj se i kemi sulmuesit më të mirë në Rumani. Rrahmani dhe Burmaz. E kam thënë këtë edhe më herët, të dy janë lojtarë me kualitet të lartë. Rumania nuk ka pasur sulmues të tillë për kohë të gjatë. Rrahmani është shfrytëzues shumë i mirë i hapësirave”.  

“Rrahmani është lojtar i Rapidit. Ne duam që ai të vazhdojë me ne e të na ndihmojë t’i arrijmë synimet që i kemi. Ai është i fokusuar te Rapidi. Kam biseduar me të. Nëse dikush dëshiron që t’i plotësojë kërkesat e klubit nuk mund të jetë nën 5  milionë euro. Minimumi do të ishte 5 milionë euro për të”, ka deklaruar Moldovan për “fanatik.ro”. 

Rrahmani luan sot ndaj Cluj, ku në këtë skuadër janë dyshja tjetër e dal nga Ballkani, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi./Telegrafi/